Presidenti i UEFA-s: Liverpooli nuk mund të mbetet pa titull
06 prill 2020
| 18:38
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, ka dhënë lajme të mira për skuadrën e Liverpool.
Me kampionatet evropiane që vazhdojnë të jenë në pikëpyetje, zërat se Liverpool mund të mbetet pa titull po rriten çdo ditë. Por, një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksandar Ceferin.
“Nuk shoh se si mund ta lëmë Liverpool pa titull. Nëse ata do të ktheheshin për të luajtur, ata do të fitonin Premierligën”, ka thënë Ceferin. “Nëse ne nuk rikthehemi në lojë, do të ishte e këshillueshme që të shpalleshin kampionët e secilës ligë”, ka thënë tutje presidenti. Pas këtyre deklaratave të Ceferin, tifozët e Liverpool mund të jenë më të qetë.