Presidenti i UEFA-s paralajmëron dënimin për klubet e Superligës
25 prill 2021
| 12:43
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin po e mendon dënimin për ekipet e Superligës Evropiane. Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi janë ende pjesë e saj.
Të tre gjigantët evropian nuk janë tërhequr zyrtarisht nga gara që u lansua saktësisht një javë më parë, duke krijuar një tërmet në botën e futbollit.
“Të gjithë duhet të marrin dënimin për atë që bënë dhe ne nuk mund të themi se asgjë nuk ka ndodhur. Ju nuk mund të bëni diçka të tillë dhe thjesht të thoni: Unë jam ndëshkuar sepse të gjithë më urrejnë”, ka thënë Çeferin.
“Por për mua është një ndryshim i qartë midis klubeve angleze dhe gjashtë të tjerëve. Ata u tërhoqën, ata pranuan se kishin bërë një gabim. Është madhështore të thuash kam gabuar”, ka shtuar Çeferin.