Presidenti i UEFA-s uron Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së
Agim Ademi u rikonfirmua në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar. Ademi është uruar për rizgjedhje nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar Ademin për ribesimin e marrë nga delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe për punën e bërë gjatë mandatit të parë.
Letra e plotë e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin:
I nderuar zoti President, i dashur Agim,
Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot.
Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë.
Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë.
Me respekt,
Aleksandër Çeferin