Presidenti i UEFA-s zbarkon në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën
02 shkurt 2022
| 15:16
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kreu i qeverisë së futbollit evropian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Në dy takimet pritet të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.