Presidenti i UEFA-s zbret në Tiranë, do të ketë takime me kryeministrin e Shqipërisë
26 janar 2022
| 16:30
Pas ndikimit të politikës në procesin e zgjedhjeve të FSHF ka ardhur edhe reagimi i UEFA-s. Këta të fundit do të zbresin me një grup delegacioni në Shqipëri në ditën e hënë, që do të kryesohet nga vetë kreu i saj, Aleksander Çeferin.
Ky është raportimi i ardhur nga “Procesi Sportiv”, teksa takimi i Çeferin do të jetë direkt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë takim pritet që të flitet mbi ndikimin e politikës në futboll dhe njëkohësisht të jepet paralajmërimi i fundit për finalen e Conference League, që rrezikohet të largohet nga “Air Albania”.