Presidenti i Ukrainës i kundërpërgjigjet urdhrit të Putinit: Shteti ynë nuk do t’i japë asgjë askujt

22 shkurt 2022 | 08:05

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se veprimet e Federatës Ruse janë shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës.

Ai tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht nga deklaratat e Rusisë. Presidenti i Ukrainës tha se veprimet e Rusisë po shkatërrojnë përpjekjet drejt paqes dhe proçesin ekzistues të negociatave ndërkombëtare.

Ai thotë se Ukraina dëshiron paqen dhe mbështet një zgjidhje politike dhe diplomatike raporton “BBC”. “Nuk kemi frikë,” deklaron ai, duke shtuar se vendi i tij është në pritje të hapave të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.

Zelensky zotohet se Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar do të shpallë sanksione të reja ndaj…