Presidenti i Ukrainës njofton për 316 persona të plagosur

25 shkurt 2022 | 08:58

Pak më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje.

Zelensky tha se 137 ukrainas janë vrarë në luftime deri më tani, duke përfshirë civilë, ndërsa 316 persona të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë dhe tha se nuk e ka ndër mend të largohet nga Kievi, shkruan BBC.

Ai, gjithashtu, konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4.00 të mëngjesit, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sirenat e sulmit ajror po dëgjohen edhe sot në kryeqytetin…