Presidenti i Venezuelas i mbijeton sulmit me eksplozivë nga droni

05 gusht 2018 | 11:09

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një tentim-sulmi me eksplozivë nga droni.

Gjatë fjalimit të tij në një ceremoni ushtarake në Karakas, dy dronë të mbushur me eksplozivë  janë nisur me cak tek presidenti.

Maduro më vonë, duke iu adresuar popullit, ka thënë se “një eksplodim ka ndodhur shumë afër meje, pak sekonda më vonë ka ndodhur edhe shpërthimi i dytë”.

Disa fotografi në rrjete sociale kanë shfaqur rojet e presidentit duke u kujdesur për sigurinë e tij.

Presidenti Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, gjë që është  kundërshtuar nga Bogota duke e quajtur akuzë të pabazë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…