Presidenti i Zvicrës: Ftoj Prishtinën dhe Beogradin ta vazhdojnë dialogun

16 nëntor 2022 | 12:04

Dje në hotelin Bellevue Palace të kryeqytetit të Zvicrës në Bernë u mbajt dreka presidenciale (Déjeuner présidentiel-Presidential Luncheon) e APES me presidentin e Konfederatës Helevetike, Ignazio Cassis.

Në drekën Presidenciale që tashme është bërë tradicionale morën pjesë mbi 80 mysafirë, kryesisht gazetarë botërorë (45 gazetarë ndjekin aktivitetet e qeverisë zvicerane), personalitete të ndryshme nga qeveria helevetike, ambasadat dhe përfaqësues të organizatave botërore në Gjenevë dhe Bernë.

Në këtë drekë me presidentin zviceran mori pjesë edhe gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi, editor dhe kryeredaktor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch.

Presidenti zviceran në kuadër të kësaj dreke ka folur edhe për rolin e shqiptarëve në këtë shtet dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

No description available.

“Sa i përket dialogut të Brukselit, ftoj autoritet e Beogradit dhe Prishtinës që t’i japin përparesi vazhdimit të dialogut, ndryshe nuk ka alternative tjetër për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Cassis, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Duke folur pe imazhin e shqiptarëve në Zvicër ka pohuar se komuniteti shqiptar në përgjithësi janë punëtorë dhe shembull i mirë i integrimeve, të cilët sipas tij, po ndihmojnë jo vetëm në zhvillimin e vendit tonë por edhe vendit të tyre të origjinës.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të…