Presidenti ia dekreton Konjufcës dy marrëveshje ndërkombëtare
07 maj 2020
| 15:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dy dekrete për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë përgatitur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Këto dekrete kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës-Arsimi Profesional dhe Trajnimi” dhe për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit “Rritja e Kapitalit Garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kulturore”.