Presidenti ia dorëzon raportin e bisedimeve ekipit negociator
21 janar 2019
| 15:36
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka dorëzuar sot kryesuesve të ekipit negociator raportin e bisedimeve me Serbinë.
Kryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas takimit me presidentin kanë njoftuar se kanë marrë dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel.
Sipas tyre nuk ka marrëveshje që është nënshkruar deri më tash dhe besojnë se asgjë nuk po iu mbahet fshehtë.
/Epoka e re/