
Presidenti Ilir Meta nesër e viziton Kosovën
22 maj 2022
| 23:13
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nesër do të vijë për vizitë në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se ai do të pritet nga homologia kosovare, Vjosa Osmani-Sadriu.
“Ndërkaq, në orën 12:50, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik”.
“Në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut”, thuhet në njoftim.