Presidenti: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen
01 qershor 2018
| 11:05
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka thënë se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.
“Prindërit, shoqëria dhe institucionet, sot tërë vëmendjen e kanë te fëmijët, të cilët festojnë Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kjo ditë e veçantë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. Fëmijët çdo ditë e bëjnë jetën tonë më të mirë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’iu siguruar një mjedis më të mirë atyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/