Presidenti iranian i vë veton ligjit strikt për hixhabin
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përdorur veton e tij për të bllokuar një ligj të rreptë për mbulesën e grave të miratuar nga parlamenti.
Këshilltari presidencial Ali Rabiei tha se ky hap ishte ishte i justifikuar në bazë të efekteve të ligjit në shoqëri.
Bëhet me dije se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare është organi më i lartë në Republikën Islamike për të vendosur mbi çështjet e sigurisë dhe Pezeshkian shpreson se do të moderojë ligjin e ri të hixhabit, të paktën deri në një farë mase.
Ligji i miratuar në parlament parashikon gjoba të mëdha dhe mohim të shërbimeve shtetërore për gratë që nuk respektojnë detyrimin për të vendosur hixhabin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Për figurat me ndikim priten dënime edhe më të ashpra, si ndalimi i ushtrimit të profesionit dhe të udhëtimit jashtë vendit, së bashku me konfiskimin e deri në 5 për qind të pasurive të tyre.
Por kritikat e ashpra ndaj ligjit, edhe nga brenda qeverisë, çuan në një vonesë në zbatimin e tij.
Pezeshkian raportohet se është kundër, pasi frikësohet nga rezistencës në shoqërinë iraniane dhe trazirat.
Ndryshe, vëzhguesit e konsiderojnë legjislacionin pjesë të një lufte për pushtet midis forcave të vijës së ashpër dhe forcave të moderuara, dhe kështu një sfidë për Pezeshkian.
Nëse ai nuk është në gjendje të ketë sukses, kursi i moderuar që ai premtoi gjatë fushatës së tij besohet të jetë në rrezik.
Shumë gra iraniane në qytetet tani po refuzojnë të respektojnë kodin e rreptë të veshjes të vendosur nga autoritetet islamike.