Presidenti iranian paralajmëron Trumpin për provokime

22 korrik 2018 | 14:35

Presidenti iranian Hassan Rouhani i ka tërhequr vërejtjen presidentit amerikan, Donald Trump për provokimet ndaj shtetit të tij.

Trumpi më herët këtë vit kishte ndërprerë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kishte urdhëruar ngritjen e sanksioneve.

Mediet lokale në Iran kanë raportuar deklaratën e Hassan Rouhanit ndaj Trump i cili thotë se “Mos luani me bishtin e luanit, sepse do të pendoheni”. Trump kishte sugjeruar që liderët iranianë ta thërrasin për ta arritur një marrëveshje, por Irani kishte refuzuar bisedimet.

Rouhani ka shtuar se “paqja është ende e mundshme dhe se Amerika duhet të kuptojë që paqja me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka…