Presidenti i Iranit: Do të blejmë çdo armë që na duhet për t’u mbrojtur
Presidenti iranian, Hasan Rohani, ka thënë se Irani do të krijojë ose blejë çdo armë që i duhet për të mbrojtur Iranin nga “fuqitë pushtuese” derisa ushtria ka zhvilluar paradë në Ditën Kombëtare të Armëve.
Rohani ka thënë para turmës dhe audiencës televizive të mërkurën se forcat iraniane nuk përbëjnë kërcënim për fqinjtë.
“Ne po i tregojmë botës se do të prodhojmë ose pajisemi me çdo armë që na duhet dhe nuk do të presim për miratimin e tyre. Ne po u tregojmë shteteve fqinje se armët tona nuk janë kundër tyre, janë vetëm për mbrojtje”.
“Ne nuk jemi duke jetuar në një rajon normal dhe shohim se forcat pushtuese kanë ndërtuar baza rreth nesh. Në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare ata intervenojnë në çështjet rajonale dhe pushtojnë shtetet pa leje të OKB-së”, ka thënë Rohani.