Presidenti Ismet Krasniqi pret në takim kryetaren e Federatës së Padelit të Turqisë, Shohret Pakish

27 mars 2025 | 15:40

Presidenti Ismet Krasniqi ka pritur sot kryetaren e Federatës së Padelit të Turqisë, Shohret Pakish dhe përfaqësues të kompanisë së ndërtimit të fushave sportive, Integral Group, të cilët shoqëroheshin nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika.

Presidenti Krasniqi duke i njohur mysafirët me zhvillimin dhe të arriturat e sportit tonë, foli për bashkëpunimin e mirë që ka KOK-u me Federatën e Padelit të Kosovës dhe avancimin e këtij sporti në vendin tonë.

Të dyja palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për të masivizuar edhe më shumë padelin në Kosovë, por edhe çështje tjera si përfshirja e padelit në programin e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, që tashmë është punë e kryer, por edhe mundësitë për përfshirjen në programin e LM Prishtina 2030.

Kryetarja Pakish shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me federatën tonë në projekte të ndryshme, me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të padelit.

May be an image of ‎6 people and ‎text that says "‎KOSOVO น ل + FIMRAME PuEU RaaWs T n Neome mme RKIY PA USTAN KOSOVA KOSOVAOLYMPIC OLYMPIC 25‎"‎‎

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nusret Dragusha B.I. me nr. Unik Identifikues: 810473588 shpall të…