Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Të jeni gati për luftë dhe mos iu frikësoni vdekjes
05 janar 2018
| 20:22
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u është drejtuar forcave të armatosura kineze me një fjalim dy minutash, ku ka kërkuar prej tyre që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe potencialin luftarak dhe të intensifikojnë trajnimet për beteja.
Ai ka urdhëruar të gjitha nivelet ushtarake që të jenë të përgatitura.
64 vjeçari, konsiderohet si lideri më i fuqishëm qysh nga Mao Zedong, ish-lideri komunist.
Xi ka kërkuar nga ushtarët që të mos i frikësohen vdekjes, thuhet në një raport të televizionit shtetëror kinez, CCTV.
Presidenti kinez mbajti fjalimin para mijërave ushtarakëve në Boading, provincën Hebei, njofton Klan Kosova.