Presidenti Krasniqi takohet me kryetarin e FMTHK-së
26 prill 2021
| 17:00
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Federatës së Muaythait të Kosovës (FMTHK), Shpëtim Ahmetaj.
Kryetari Ahmetaj ka uruar presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut.
Të dyja palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FMTHK-së.
Presidenti Krasniqi premtoi bashkëpunim dhe përkrahje për FMTHK-në, ashtu si për federatat tjera.