Presidenti krijon urdhrin “Adem Demaçi”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”, në nderim të përjetshëm të kontributit të veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky urdhër do u ndahet personaliteteve të vendit që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.
Postimi i plotë i Thaçit:
Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë.
Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”.
Ky urdhër do u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.