Presidenti kritikon ndërkombëtarët për mosndëshkimin e krimeve serbe
Presidenti Hashim i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë” e cila është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vendin tonë, ka kritikuar ndërkombëtarët për mosndëshkimin e krimeve serbe.
Ai ka thënë se UNMIK-u dhe EULEX-i nuk kanë bërë asgjë për dënimin e kryerësve të dhunës sistematike të ushtruar në Kosovë gjatë luftës së fundit.
“Serbia u mundua që të na zhveshë nga identiteti njerëzor me krimet e kryera sidomos ndaj shoqërisë civile, në veçanti ndaj motrave tona”, ka thënë Thaçi
Më tutje, ai ka kërkuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale që të mos heshtin, por të flasin sikur Vasfije Krasniqi – Goodman.
Thaçi ka kërkuar nga shoqëria kosovare që të mos i stigmatizojë të mbijetuarat e dhunës seksuale, por ta mbështesë integrimin e tyre në shoqëri.