Presidenti kroat: Dërgimi i ushtarëve në Kosovë s`duhet të merret si provokim

12 maj 2021 | 10:11

Kroacia do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Lidhur me këtë vendim, kreu i këtij shteti, Zoran Milanoviq ka thënë se kjo gjë nuk duhet të merret si provokim nga fqinjët pasi që siç tha ai është e drejta e këtij shteti.

“Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq raporton index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy…