Presidenti kroat i kundërpërgjigjet kryeministres serbe: Ne jemi në BE, ju nuk jeni

05 tetor 2021 | 16:11

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila në Mostar ka thënë se nuk është kryeministre e serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Bërnabiqi këtë deklaratë e kishte dhënë pasi më herët Milanoviqi kishte thënë se është edhe president i kroatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës .

Milanoviqi ka thënë se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe, siç ka thënë ai “të saj ose të ndonjërit prej heronjve të epokës së keqe”.

Më tutje, ai ka thënë se Kroacia është pjesë e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa Serbia nuk është.

“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”,ka thënë Milanoviqi kur është pyetur për të komentuar deklaratën e Ana Bërnabiqit.

Dje në Mostar, Bërnabiqi është pyetur nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi Milanoviqi ka thënë se është president i kroatëve atje.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…