Presidenti kroat: Kosova pjesë e Evropës, Serbia në situatë skizofrenike
Me ftesë të Presidentit Zoran Milanoviç, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka mbërritur për një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kroacisë.
Mediet kroate raportojnë se Milanoviç dhe Begaj diskutuan edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast presidenti kroat e quajti Kosovën një realitet të cilën e kanë pranuar shumica e shteteve evropiane.
“Kroacia e njohu Kosovën ndër të parat, jo për të provokuar Serbinë, por sepse realiteti është se Kosova është pjesë e Evropës”, theksoi ai dhe shtoi se beson se të gjitha vendet evropiane do ta njohin shumë shpejt.
Po ashtu Milanoviç përmendi edhe standardin e dyfishtë të Serbisë në mes të Rusisë edhe Evropës.
“Serbia është në një situatë skizofrenike, ku nga njëra anë fantazon për marrëdhëniet me Rusinë, dhe nga ana tjetër duhet të jetojë në Evropë”, tha Milanoviç dhe theksoi se çështja e Kosovës është e pandashme nga marrëdhëniet me Serbinë dhe se ai është i bindur se shumica e qytetarëve serbë e kanë pranuar realitetin, por dikush duhet t’i shtyjë në atë drejtim.