Kroacia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq.
Këto komente i bëri para gazetarëve në Zagreb, ku edhe njoftoi se Kroacia e mbështet Rezolutën për Gjenocidin e Srebrenicës e cila pritet të votohet në Kombe të Bashkuara.
Mes tjerash presidenti kroat tha se “me shqiptarët Kroacia do të ketë përherë marrëdhënie miqësore… ata janë popullor miqësor me ne”, siç e citoi agjencioni serb i lajmeve “Beta.rs”.