Presidenti kroat, Milanoviq: Jam me popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara

25 korrik 2021 | 11:44

Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dalë jashtë rrugës afër Slavonski Brod.

Deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka reaguar duke shprehur ngushëllime për viktimat e këtij aksidenti.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Jam me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara për të gjithë ata. U uroj udhëtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti kroat në “Facebook”.

Lajmet e fundit nga aksidenti tragjik në Kroaci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dhjetë persona raportohet të kenë vdekur si pasojë…