Presidenti kroat: Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

30 gusht 2024 | 20:00

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, derisa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macroni edhe sot, 30 gusht, është në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiqin, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate i është bashkuar thirrjes së profesorëve të Universitetit…