Presidenti kroat siguron se Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

19 shkurt 2025 | 14:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë.

Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve.

Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore. Ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrata e Lamine Yamal me Barcelonën skadon në qershor 2026,…