Presidenti kroat sot viziton Kosovën, Osmani e pret me ceremoni shtetërore
23 dhjetor 2021
| 08:09
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.
Milanoviq do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani. Pritja do të bëhet në orën 10:00.
Milanoviqi dhe Osmani do të zhvillojnë takim bilateral e më pas do të paraqiten para medieve.
Në mesditë Milanoviq do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, kurse pas këtij takimi ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Pasdite Milanoviq do ta vizitojë Janjevën. Atje do të takohet me komunitetin kroat.
Në ditën e dytë të vizitës presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it, ku do të pritet nga komandanti Ferenc Kajari.
Milanoviqi do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. /Epoka e re/