Presidenti kujton Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin
02 dhjetor 2019
| 10:47
Para 21 vjetësh u vranë pabesisht tre veprimtarë, tre luftëtarë lirie, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se këta tre dëshmorë ranë në krye të misionit për çlirimin e Kosovës.
“Hyzri Talla ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili së bashku me dy veprimtarët tjerë, gazetarin Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishin, ranë në krye të misionit për çlirimin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, ka shkruar Thaçi.