Presidenti Le Graet zbulon arsyen e eliminimit të Francës

02 korrik 2021 | 16:55

Eliminimi i Francës në “Euro 2020” është shoqëruar me polemika të shumta jashtë fushave të lojës. Përveç grindjeve mes familjarëve, Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka zbuluar një nga gabimet që ka ndikuar negativisht.

“Mjaft kemi folur për hotelin. Ne nuk humbëm për shkak të hotelit. Ishte qendra stërvitore që me të vërtetë nuk ishte e mirë, duhet ta pranojmë. Nëse arrijmë në pikën që të themi se nëse do ta kishim ndryshuar hotelin, nuk do të kishim pësuar dy golat ndaj Zvicrës, do të ishte gabim. Në futboll, kur fiton, të gjithë janë të shkëlqyer, kur humbet, është faji i dikujt tjetër. Nuk jam dakord për këtë gjë. Kemi luajtur tri ndeshjet e para shumë mirë, më pas humbëm të katërtën. Duhet të flasim për futboll, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë presidenti i FFF-së, Noel Le Graet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…