Presidenti Macron do ta vizitojë Kinën pas shpalosjes së planit të paqes
25 shkurt 2023
| 16:49
Presidenti francez Emanuel Macron ka thënë se do ta vizitojë Kinën në fillim të prillit, pjesërisht për të ndjekur ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo vjen pasi Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash, i cili kërkon një armëpushim nga Rusia dhe Ukraina.
Macron e quajti planin e paqes “një gjë të mirë”.
Pekini duhet ta ndihmojë Perëndimin “të ushtrojë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore”, u tha ai gazetarëve në një panair bujqësor në Paris.
Megjithatë, jo të gjithë udhëheqësit e kanë mirëpritur planin e propozuar të paqes nga Kina.
Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se nuk kishte parë “asgjë në plan” që do të përfitonte “kushdo tjetër përveç Rusisë” nëse do të ndiqej.