Presidenti Macron arrin në Beograd
15 korrik 2019
| 15:59
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka arritur në Beograd për një vizitë dyditore.
Kjo vizitë në Serbi është duke u konsideruar si një ripohim i miqësisë historike të dy vendeve.
Aeroplani presidencial i Macronka ateruar në orën 15:30 në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku është pritur me nderime të larta shtetërore nga garda ceremoniale dhe presidenti Aleksandër Vuçiq.
Macroni është udhëheqësi i parë francez që viziton Beogradin pas dy dekadash.