Presidenti malazez kërkon drejtësi për gjashtë shqiptarët e vrarë nga forcat jugosllave në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq ka kërkuar drejtësi për gjashtë civilët shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë, të cilët u vranë nga forcat ushtarake serbo-jugosllave në një pjesë të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Presidenti malazez, ka kërkuar që në vendin e ngjarjes të ngritet edhe një përmendore në kujtim të viktimave shqiptare.
“Në Kaludjerski laz, një fshat afër kufirit me Kosovën, anëtarët e Ushtrisë Jugosllave, JNA, vranë gjashtë civilë shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë dy fëmijë, më 18 prill 1999. Pesë të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi gjatë bombardimeve 78-ditore të NATO-s ndaj Jugosllavisë, që synonte të detyronte presidentin Slobodan Millosheviç të tërhiqte forcat serbe nga Kosova”, raportoi Balkan Insight.