
Presidenti i Maqedonisë: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit
26 dhjetor 2017
| 16:30
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, gjatë fjalimit të fundvitit në Kuvend ka thënë se Ligji për gjuhën shqipe po cenon karakterin unitar të shtetit.
Ivanovi edhe kësaj radhe ka përmendur “platformën e Tiranës” për të cilën ka thënë se është shndërruar në një krizë kushtetuese.
Presidenti maqedon gjatë fjalimit, ka shprehur shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit.
Ai ka pasur kritika edhe për mediet, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanovi ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.