Presidenti meksikan refuzon mbajtjen e maskës

08 shkurt 2021 | 22:28

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi se nuk do të vendos më një maskë, pasi u shërua nga Covid-19, pavarësisht rregullave të vendosura.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej kur doli pozitiv me Covid-19 më 24 janar, Lopez Obrador iu përgjigje pyetjeve të përsëritura nga gazetarët nëse ai do të vendoste një maskë për të parandaluar në përhapjen e koronavirusit.

“Jo, jo”, tha presidenti. “Për më tepër, sipas asaj që thonë mjekët, tani nuk jam ngjitës”.

Presidenti i Meksikës është një mbrojtës i fortë i fjalës së lirë dhe ka përdorur konferencat e tij të përditshme të lajmeve në mëngjes për kundërshtarët.

Pas diagnozës pozitive të presidentit, disa meksikanë menduan se ai mund të kishte shmangur infektimin po të kishte vendosur një maskë dhe të respektonte më shumë masat e distancës sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka…