Presidenti Meta anulon pritjen me rastin e 28 Nëntorit
Pas gjendjes alarmante në të cilën është vendosur Shqipëria pas tërmetit të mëngjesit të sotëm, ku 22 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë plagosur dhe ku numërohen shumë dëme materiale, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka anuluar pritjen e organizuar ditën e 28 Nëntorit.
Me anë të një njoftimi për shtyp presidenti ka njoftuar anulimin e pritjes që ishte programuar që të zhvillohej tek Pallati i Brigadave në orën 19:00 në kuadër të pavarësisë së Shqipërisë.
Por ngjarjet e fundit që të cilat janë cilësuar si kaotike, nga numri i personave të përfshirë kanë ndikuar së tepërmi në vendimin e Metës, i cili dëshiron që të qëndrojë në këto momente të vështira, pranë të lënduarve dhe familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.