Presidenti Meta bën shqiponjën në Manastir
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka takuar disa shqiptarë të fshatit Mexhitlije (Manastir) në kufi me Greqinë.
Me këtë rast ai u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare.
“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/