
Presidenti Meta dekreton ministre të Jashtme Olta Xhaçkën
31 dhjetor 2020
| 09:33
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën në postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kreu i shtetit ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Edi Rama, i cili mbante këtë post më parë. Ai e mori këtë detyrë pasi Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të jashtëm.
Xhaçka gjithashtu është shkarkuar nga posti i ministres së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar nga Niko Peleshi.
Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën fill pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij dy ditë më parë (29 dhjetor 2020).