Presidenti Meta dënon sulmin ndaj Policisë në veri të Kosovës, bën thirrje për shmangie të provokimeve
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas trazirave në veri të Kosovës, ku forcat policore janë sulmuar me armatime të rënda, si automatikë AK-47 dhe granata dore.
Mbi këtë premisë, Meta kërkon që ngjarjet të zbardhen tërësisht dhe ka bërë kërkesë nga palët që të shmangen provokimet.
“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok”, e nis kreu i shtetit postimin e tij në Facebook.
“Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”.