Presidenti Meta dhe ish-presidenti kroat përshëndesin shqiptarët me simbolin e shqiponjës
18 shkurt 2018
| 00:25
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në llogarinë e vet në Facebook një fotografi në Prishtinë me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç.
Postimi i presidentit Meta:
Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar.