Presidenti Meta duke blerë në dyqan: Produkte bio nga të gjitha trevat
06 prill 2019
| 15:15
Nuk ndodh shpesh që të shohësh politikanë të rangut të lartë të bëjnë “punët e shtëpisë”. Por presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është ndryshe.
Kreu i shtetit ka vizituar një prej dyqaneve të lagjjes ku jeton për të blerë disa produkte 100% shqiptare dhe ndan gëzimin e faktit që viziton një dyqan me produkte nga të gjitha trevat.
“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat, nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”, shkruan Meta në një postim të tijin në “Facebook”.