Presidenti Meta: Përjetova emocione të jashtëzakonshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
07 shtator 2019
| 17:30
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se emocione të jashtëzakonshme ka përjetur sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë:
“Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”, ka shkruar Meta.
/Epoka e re/