Presidenti Meta falënderon Mark Gjonajn dhe ekspertët amerikanë
Pas tërmetit dhe gjendjes së rëndë në Shqipëri, përpos ndihmave humanitare tashmë po vijnë edhe ekspertë të fushës së ndertimtarisë. Ndër ta është edhe nje delegacion i kryesuar nga këshilltari bashkiak i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili ka ardhur me ekspertë të fushës për të inspektuar godinat shkollore në zonat e prekura nga tërmeti.
Postimi i plotë i presidentit Meta në ‘Facebook’:
Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.
Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira,