Presidenti Meta fton kritikët ndërkombëtarë të artit ta mbështesin filmin “Zgjoi”

26 janar 2022 | 20:54

Presidenti shqiptar Ilir Meta, ka kërkuar nga të gjithë kritikët ndërkombëtarë të artit për ta përkrahur kandidaturën e filmit “Hive” (“Zgjoi”) për çmimin “Oscar”.

Këtë thirrje presidenti Meta e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

I nominuar për çmimin “Oscar”, filmi “Hive” (“Zgjoi”) me skenar dhe regji të Blerta Bashollit dhe në rolin kryesor Yllka Gashi, është duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në mbarë botën, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hive” (“Zgjoi”) është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

I ftoj të gjithë kritikët ndërkombëtarë të artit për përkrahje të kandidaturës së këtij filmi për çmimin “Oscar”.

Suksese “Hive” (“Zgjoi”)! ??❤️??

https://www.facebook.com/100044557321054/posts/480068933488347/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë…