Presidenti Meta i dashuruar me sportet ekstreme

06 gusht 2018 | 12:17

Prej ditësh presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hequr kostumin zyrtar dhe po shijon bukuritë e natyrës, nga deti në alpe.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Meta ka shpërndarë një video ku praktikon sportet ekstreme.

Presidenti ishte në Grykën e Rugovës në Pejë, ku shkruan se ka kaluar një eksperiencë fantastike dhe një adrenalinë të paparë.

“Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, ka shkruar Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1870519712994293/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka…