Presidenti Meta i jep zemër Tiranës para sfidës me Crvena Zvezdën
25 gusht 2020
| 16:16
Tirana e sfidon sonte Crvena Zvezdën në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar suksese ekipit të Tiranës për ndeshjen e sotme që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë.
Postimi i tij i plotë:
Stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë!
Suksese kampionëve bardhë e bluë në raundin e dytë kualifikues për Champions League!
Dy ekipe të mëdha që urojmë të na japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vlerat më të mira sportive.
FORCA TIRONA!ë
JEMI ME TY! /