Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka deklaruar dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, ka thënë Janullatos.
Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, sipas burimeve pranë institucionit të Presidencës, mësohet se presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur t’i japë shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh.
Presidenti Ilir Meta e ka firmosur tashmë dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, Janullatosit, të cilin mund ta shikoni më poshtë. (TCh)