Presidenti Meta kërkon asistencën e Italisë për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
11 dhjetor 2019
| 17:09
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.
Me këtë rast, Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që ka goditur Shqipërinë, si dhe ka kërkuar asistencën italiane edhe për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura.
Meta ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euroatlantik.