Presidenti Meta kërkon nga Bosnja që ta njohë pavarësinë e Kosovës
09 korrik 2019
| 13:29
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, ka theksuar sot se marrja e kryesimit të SEECP-it nga Kosova është një lajm i mirë për bashkëpunimin e vërtetë rajonal.
“Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, ka thënë Meta në fjalën e tij në këtë samit.
/Epoka e re/